Albin Kurti, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministri në pritje i Kosovës në një intervistë për Alsat thotë se për rajonin nuk duhet të ketë asnjë zëvendësim për anëtarsimin në BE.

Ai e ka vlerësuar si akt përgjegjegjësie shkuarjen në zgjedhje të parakohshme në Maqeedoninë e veriut, por thotë se tani nga pozitat e Kryeministrit të ardhëshëm të Kosovës nuk e di nëse do të mbështesin ndonjë subjekt politik shqiptar hapur gjatë fushatës: “Unë nuk mund të them sot se do të mbështesim këtë apo atë subjekt!”, tha Albin Kurti. Ai theksoi se pret që të vizitojë Maqedoninë.

Flash Lajme