Nënkryetari i PDSH-së, Orhan Ibrahimi përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje të rinjve që të mendojnë mirë dhe të mos bien pre e siç ka shkruajtur liderëve mashtrues dhe përçarës.

“Vetting! Origjina: Nga anglishtja, vetting, kontrolli i imtësishëm i figurës së dikujt përpara se t’i ofrohet një pozicion, një titull, një çmim, etj. Tek ne, në Maq. Veriorore ku e mira me të keqen, besnikria me pabesinë, e vërteta me gënjeshtrën, profisionisti me matrapazin, vlera me antivlerën janë përzier dhe gati janë bërë një, vettingu len vetëm për t’u dëshiruar. Lutje deri në përulsi deri tek i riu shqiptar, ” bëje vettingun e duhur”: Refuzo “lider”dhe “organizime” ku pabesia dhe përçarja shiten si vlera. Ky soj dhe këto organizime në vete mbajnë gënjeshtrën, mashtrimin, hajninë, djallëzinë, nuk njeh fe dhe vatan. Duke bërë vettingun e duhur, duke rrespektuar e punuar me përkushtim për ta njohur veten, njëri tjetrin, familjen, do ti hapim mundësi aspiratave për liri, mirqenie, barazi, dinjitet,drejtësi dhe demokraci.”, ka shkruar Ibrahimi. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat