Elmi Aziri
BDI, kap shtetin keqpërdor pushtetin, abuzon me doganierët dhe të punësuar tjerë shqiptar për qëllime poltike!
Dje Zv Drejtori i.Doganave të Maqedonisë së Veiut Irfan Buçi, Kryetari i Degs së BDI Tetovë Florin Besimi, Deputeti Artan Grubi, dhe Ministri Hisen Xhemaili ,kishin ftuar doganierët shqiptar nga Tetova, për ti “qarë hallet së bashku” sic thuhet ne njoftimin që u publikua në rrjetet sociale.


Ky moment paraqet skandal të precedent, imagjinoni Zv Drejtori i Doganave, doganierët nuk i ka ftuar në zyrat e doganës por këtë e ka bërë tek Selia e BDI në Reçicë të Vogël?
Se BDI ka kapur shtetin dhe të gjitha institucionet e saja flet edhe foto-ja me doganierët shqiptar, të punësuar në një sektor të ndishëm të cilët duhet ti shërbejnë shtetit, doganave , qytetarëve e jo të shfrytëzohen si militant partiak për qëllime partiake.
Shtantazimi, abuzimi dhe mobingu janë format që BDI i prakton sa herë që vijne zgjedhjet? Duke shkelur, ligjin duke politizuar administratën publike dhe duke e përdorur aparatin shtetëror për qëllime partiake? Të gjitha këto bien ndeshe me këtkesat e BE për ti departizuar institucionet e shtetit, dhe per depolitizuar administratën publike, parakusht për ti hapur negociatat me BE-në!
E rikojtojmë opinionin se BDI, asnjëherë nuk i takoj, familjarët dhe ish ushtarët e UÇK-së , invalidët e luftës, as fëmijët e dëshmorëve, për ti dëgjuar për hallet e tyre, që ky subjekt këtë kategori e ka shëndruar në shtresë sociale dhe të pashshpresë.
Aleanca për Shqiptarët , ditët në vijim do ti përdor të gjitha mundësitë ligjore për ta parandaluar kapjen e shtetit nga BDI, të cilët keqpërdorin pozitat shtetërore për qëllimet politike.
U bëjmë thirje punonjesve shqiptar të administratës dhe institucioneve, të mos lejojnë të manipulohen nga BDI-ja për qëllimet e tyre, të ushtrojnë funksionet dhe e detyrat e tyre duke ju shërbyer qytetarëve dhe jo BDI. Të denoncojnë çdo shantaz, mobing ne institucionet përkatëse. Të qëndrojne larg politikës dhe mos të pranojnë që BDI e cila po fundoset ta gjej shpetimin tek Ju sepse një gjë e tillë është e pamundur!
Kërkojmë nga Komisioni për Korrupcion të deklarohet nësë ne kët rast ka bazë ligjore qe te ngrej padi penale, ndaj zyrtarëve që keqpërdorin pozitat shtetërore per qëllime politike.
Ftojmë Kryeministri Zaev që të deklorahohet poashtu per rastin konkret, se a mbështet një gjë të tille që subjektet politike te pushtetit, punonjësit e doganave ose të policisë ti vënë në shërbim jo të qytetarëve por të subjekteve politike qe duan ta shfrytezojnë aparatin shtetëror për ti fituar zgjedhjet?!
Si subjekt politik, këtë rast dhe raste tjera do ta denoncojmë edhe tek zyrat e ambasadave relevante në vend duke kërkuar intervenimin e tyre, për të parandaluar kapjen e shtetit.

Flash Lajme