Sheqerim Ameti i njohur si El Cheka ka komentuar lirimin e ish-kryeprokurores speciale, Katica Janevës nga Shutka në arrest shtëpiak. Ai ka thënë se qëllimi i lirimit është heshtja e saj.

“Frika që Katica Janeva të mos vazhdoj të jap informacionet se kush i mban peng proceset gjyqësore të Rastit Kumanova, atë Monstra dhe shum raste të montuara detyroi shtetin monstër që ta liroj atë nga burgu pas kushtit që u dha Katica nëse këta do të donin që ajo të heshte! Marrveshja midis opozitës maqedonase të VMRO-së me pushtetin LSDM-BDI bëri që Katicën ta largojn nga burgu për ta patur në komtroll të plot! Veshja e saj e mbuluar tregon më mir se kush ishte mbrëmda atyre rrobave!”, ka shkruar El Çeka në profilin e tij në facebook.(INA)

Flash Lajme