Në një operacion policor të zhvilluar sonte në Shkup janë ndaluar dy nga pesë personat e dyshuar, lidhur me su lmin me armë të shtunën në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup.

Sipas Telma, dy persona të tjerë që ishin nga pala e dëmtuar sot gjatë mëngjesit janë marrë në pyetje në MPB. Mirëpo, vazhdon operacioni për kapjen e personave të maskuar që kishin shtënë me ar më ndaj personave që ishin në hapësirat e restorantit të hotelit, transmeton INA. Të shtunën rreth mesante tre persona kanë shtënë me a rmë ndaj këtyre personave që po rrinin në hotelin “Aleksandar Palas”. Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe një pjesëtar policie i cili nuk ka qenë në detyrë, por është kundërpërgjigjur me armë ndaj sul muesve. Në këtë in cident nuk ka pasur të dëmtuar, përvec dëmeve materiale. (INA)

Flash Lajme