“Ndodhemi përpara godinës së Spitalit të qytetit të pa përfunduar, në emër të të cilit banorët e kësaj ane mashtrohen gati 3 dekada duke mos e përfunduar së ndërtuari që të jetë funksional.

Për të qenë më e dhimbshme dhe dëmprurëse për banorët e kësaj ane, ambientet disa metra më larg ku ofrohen shërbime spitalore godinat datojnë nga vitet e 40-ta të shekullit të kaluar që përveç se janë të dëmtuara dhe shkapërderdhura nuk posedojnë as kushtet minimale,madje disa herë janë edhe vend strehimore për qentë endacak, dhe vetë ambienti i spitalit bëhet vatër patogjene nga ku mund të marrësh sëmundje dhe assesi të shërohesh.

Vetëm për ta rikujtuar BDI-në që spitali i Kërçovës është dashurtë kryhet që në vitin 2015 kur edhe epatët premtuar si projekt kapital ne fushatën e zgjedhjeve te 2013-ës. Që ta vërtetoni se nuk e keni në plan ndërtimin e këtij objekti vetëm ju kujtojmë deklaratat e funksionarëve të BDI-së të cilët në çdo fushatë zgjedhore premtonin vendosjen në funksion të objektit të papërfunduar i cili edhe sot e kësaj dite është ne gjendjen e njëjtë që nga viti 2013.

Duke e parë moskujdesin për banorët e Kërçovës nga funksionarët e BDI-së, ne si Aleancë për Shqiptarët disa herë kemi reaguar për spitalin e papërfunduar dhe nevojën imediate për vendosjen në funksion të këtij objekti mirëpo këto reagime kanë hasur ne vesh te shurdhër nga po te njëjtit.

Kërçovarët kanë nevojë të dinë edhe sa herë do të duhet që kjo godinë të jetë objekt i tenderimit (fazë e cila është me e përshtatshmja për funksionarët e BDI-së)?

Cila është pengesa e mos nisjes së fazës së dytë të ndërtimit të objektit?

Cila është firma e cila ka fituar tenderin?

A është mosmarrëveshja e “pazarit” të tenderimit shkak që akoma rrinë pezull vendosja në funksion e godinës?

A duhet që kërçovarët të jenë akoma peng i pazareve politike në dëm të shëndetit te tyre?

Ne kërkojmë që të ndërmerren masa të menjëhershme për përfundimin e godinës duke shpresuar që spitali i Kërçovës të mos ngel gjithmonë në fazën e tenderimit sepse kërçovarët kanë nevojë për një spital me kushte normale të funksionimit dhe të mund ti kryejnë të gjitha trajtimet në një spital që plotëson nevojat e tyre”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Flash Lajme