Mungesa e ujësjellësit, kanalizimeve e parkingjeve dhe rrugë të paasfaltuara janë disa nga problemet me të cilët banorët e Kumanovës përballen çdo ditë. Kështu qytetarët e vlerësojnë punën njëvjeçare të kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski.

Po e shoh se po punon diçka. Më duket se është më i mirë, por ta shohim se çfarë do të bëhet”

Ulëset i ka bërë. Në lagjen time ka 50 vjet që nuk është asfaltuar rruga. Nëse del fer, ta asfaltojë 700m. I mirë është, punon njeriu!”

Unë jam prej fshatit Sopot. Te ne s’ka punu asgjë. Prej kur është kryetar, tek ne asgjë nuk ka bërë. Kemi probleme me ujësjellësin. Kanalizim nuk ka”

I mirë është. Nuk kam më shumë fjalë”

Për gjithçka ka nevojë. Fillimisht pastërtia, pastaj tjerat”

Së pari duhet të bëhen garazhet në kate, sepse ja kaloni nëpër rrugë dhe do të shihni të gjitha trotuaret janë të zëna me vetura” – u shprehën banorët e qytetit të Kumanovës

Për këshilltarët e VMRO-së në këtë qytet viti i parë i Dimitrievskit si kryetar ishte i dështuar.

Situata është katastrofale, sepse thuajse asgjë nuk punohet. Tregues më i mirë për këtë është raporti 9 mujor për realizimin e buxhetit, ku të ardhurat kapitale për 9 muaj janë realizuar vetëm rreth 9%” – tha Dragan Petkovski, Këshilltar i VMRO DPMNE-së

Këshilltari i Aleancës Muadini tha se përkundër premtimit, Dimitrievski nuk filloi ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit në fshatërat Llopat e Rramanli, e as ndërtimi i dy çerdheve.

Shifet qartë, ja ku janë tabelat për vitin 2019: ndërtim të rrugëve 0 denarë, ndërtim të trotuareve 0 denarë, ndërtimi i kanalizimeve fekale 0 denarë, për rrjet të ujësjellësve në qytetin e Kumanovës 0 denarë.” – theksoi Osama Muadini, Këshilltar i Aleancës për Shqiptarët

I pari i Kumanovës, Dimitrievski pranon se rreth 70% e territorit nuk ka ujësjellës e kanalizim dhe se ka shumë punë për t’u bërë. Megjithatë ai thotë se ka bërë mjaftueshëm për 1 vjet punë me borxhet që ka trashëguar.

Në pjesën e investimeve kapitale me këso buxhetesh të vogla nuk kemi mundësi për realizim të projekteve serioze kapitale, sepse në pjesën më të madhe periudhën e kaluar e paguajmë atë që është ndërtuar më parë vite me radhë në komunë. Por nuk ankohemi. Puna e opozitës është gjithmonë të akuzojë dhe sulmojë. I pranoj të gjitha sugjerimet qëllim-mira, por të njëjtët duhet të jenë konstruktiv” – u shpreh Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës

Ndër projektet e realizuara vitin e kaluara, Dimitrievski përmend fazën e dytë të rregullimit të shtratit të lumit, rikonstruimin e kulmit të tregut të gjelbër, transformimin e ish Shtëpisë së pionierëve në çerdhe për fëmijë, ndërtimin e sallës së re sportive në shkollën e mesme ekonomike-paralelet në gjuhën shqipe.

Flash Lajme