Me reproduksionin e 8 “bombave” tëpapublikuara në Gjykatën Penale si replikë të dëshmive të mbrojtjes, kavazhduar gjykimi në lëndën “Titanik 2”, njofton Portalb.mk.

Dy bisedat e para janë mes ish kryeministrit,Nikolla Gruevski dhe kryeredaktorit të televizionit “Sitel”, Dragan Pavlloviq –Llatas.

“Ke breking njuz. Ka ankesë për Kërçovën. Dotë ketë votim të ri dhe mundësi të re”, i thotë Gruevski Llatasit 3 minuta paramesnatës.

Në bisedën e radhës mes të dyve, disa minutapas mesnatës, më 28 mars të vitit 2013, Gruevski i thotë Llatasit se po merrenvesh me PDSH-së që ata t’i përkrahin kundër Zaevit

“Prej kësaj bëjmë dramë 3 ditë”, e fillonbisedën Gruevski me Llatasin.

“Po merremi vesh me PDSH-në, ata të napërkrahin, që t’ia hedhim Zaevit”, i thotë me disponim Gruevski Llatasit.

Rasti “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsizgjedhore të zgjedhjeve lokale në vitin 2013 në Strumicë. Të akuzuar janëlideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, poredhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovskidhe Sasho Srcev.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative BiljanaNikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, AnetaXhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesëtë gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin,ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka atakanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveçSasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtaredhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjëspër veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo ështëakuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” epublikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren veshpër votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit ika pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Flash Lajme