Urim SALIHU

Jetoj vetem me nje frike pervec frikes nga Zoti .A do kem fryme ta heq ate kredit te mallkuar qe me krijon neveri.Ne castin kur nisem drejt bankes per ta shlyer edhe nje kest, asnje politikani nuk i behet vone per makthin tim, por as mua sme behet dot vone.Triumfi im do vije nje dite dhe kete nuk do ma sjelle asnje politikan.As ata qe jane dhe as ata qe do vijne.Frike nuk kam as nga Katica .Frike nuk kam as nga partite sepse s’kam pakt me asnjeren .Asnjera s’ka mundur te me bleje dhe gjithmone kam thene ate qe e thote thellesia ime.Ata qe mendojne se politikanet nuk jane te ngjajshem kur te gjithe po ushqehen nga e njejta gjelle qe ua servirim ne kaq vite , atyre u jane ndalur akrepat e ores.

Ka politikane qe u kane mbushur mendjen militanteve por une ua dij me mire fusheveprimin e tyre politik.Njerezit kurre si njohin prapaskenat dhe fytyren tjeter te politikanit .Politikanet ne fakt mes vete nuk jane armiq.Rasti i pare qe u jepet ata behen bashke.Te armiqesuar gjithnje do mbeten votuesit

Kujt borxh nuk i kam dhe mendimi im ndonjehere mbase edhe gabim nuk ka ndonje tendence per t’a ngritur dike ose lartesuar dhe mposhtur nje tjeter.Partite nuk humbin per shkak te shkrimeve tona, por per shkak te paaftesive te tyre . Kurre ,asnje partie si jam nenshtruar edhe kur kam qene buze humneres.Edhe ne castin kur nuk kisha t’i blej nje qumesht femijes sim.Askush nuk pyeti nga militantet se si jetoj, sepse ata vraponin pas interesave te uleta te tyre dhe politikanet i quanin shefa,mbreter, ndersa vepimin e tyre kauze e madhe shqiptare.

Jam gazetar i lire.Fakti qe shkruaj pa mundur te me diktoje dikush kjo eshte fitorja ime .Shkruaj lire sepse ndaj askujt s’jam ne hipoteke.Shkruaj kunder secilit sepse nuk u jap llogari.Llogari le ti japin politikanet njeri-tjetrit dhe te tregojne pse njehere jane miq mes tyre dhe me vone behen te ashper me njeri-tjetrin.

Flash Lajme