“Po, gjatë këtij viti do të ketë rritje të pagës minimale”, kështu ka paralajmëruar sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, njofton Portalb.mk.

Ata nuk deshën të deklarohen për atë: Se sa dhe kur do të rritet paga mesatare? Siç sqaroi ai, rritja e pagës minimale do ta hapë rrugën për arritjen e pagës mesatare deri më 500 euro, e cila ka qenë një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë aktuale. Sipas Zaevit, paga mesatare për momentin arrin vlerën prej 24.800 denarë.

“Siç i di numrat, e kemi mbaruar vitin me rrogë mesatare prej 24,800 denarë. Kjo i bie diku 400 euro të pagës mesatare. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin që të paralajmëroj sjellje të vendimit në mënyrë shtesë, ku do të rritet paga minimale. Me rritjen e pagës minimale, hapet rruga e rritjes së pagës mesatare”, tha Zaev.

Ai theksoi se për rritjen e pagës mesatare, pritet edhe trajnim dhe rikualifikim të të rinjve, me qëllim që të njëjtit t’i përmbushin kushtet e tregut të punës së Maqedonisë.
“Pritet edhe trajnim i të rinjve por edhe masat aktive për punësim. Nëse arrijmë të rikualifikojmë dhe të përgatitim numër më të madh të fuqisë punëtore, për nevojat e tregut të punës, unë besoj se do ta intensifikojmë me një dinamikë më të madhe, edhe rritjen e pagave në Maqedoni. Nuk është e paarritshme që deri në fund të mandatit të arrijmë pagën mesatare prej 500 euro. Kemi menduar në Qeveri edhe në aspekte tjera, sapo të përgatitemi, do ta ndajmë me publikun, me qëllim që të arrijmë mesatare”, tha Zaev. Ndërkaq, ministri i Financave, Dragan Tevdovski në pyetjen se kur pritet të realizohet rritja, tha se do të njoftohet me kohë sapo të sillet vendimi. “Kur do të kemi vendim, sigurisht se do të ju njoftojmë”, tha Tevdovski.

Flash Lajme