Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi i demanton në mënyrën më të ashpër informatat e deklaruara nga lideri i Maqedonisë së Bashkuar, Janko Baçev se përfaqësues të ambasadës amerikane, me urdhër të ambasadorit amerikan Xhes Bejli, mbajnë të mbyllur tre deputetë në Kuvend.


“E informojmë publikun se bëhet fjalë për dezinformim klasik, me qëllim që të dëmtohet autoriteti i Kuvendit dhe i procesit të integrimit në BE dhe NATO të Republikës së Maqedonisë.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, çdo deputet vendos vetë, sipas bindjes së vet dhe nuk ka dhe nuk do të ketë presion mbi të zgjedhurit e popullit dhe lëvizja e tyre është e lirë.
Seanca e 75-të e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë zhvillohet sipas rregullit të vendosur si edhe për çdo seancë tjetër”, thuhet në komunikatën e kreut të Kuvendit të postuar në fejzbuk./Gazeta Lajm

Flash Lajme