Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur lidhur me largimin ose jo të tij nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), pasi që siç kishte nënvizuar se këtë hap do ta ndërmarrë pasi që vendi të bëhet anëtar i NATO.

I pyetur nga gazetari Furkan Saliu i TV Klan Maqedoni, ja se si është përgjigjur Ali Ahmeti, në pyetjen se a do të largohet tanimë nga kreu i BDI-së.

“Më keni ngushtuar me këtë pyetje. Kjo është çështja më e lehtë dhe nuk ka dilemë. BDI tanimë po përgatitet për 20 vitet e ardhshme pa Ali Ahmetin. 20 vite me radhë ka udhëhequr politikën tek shqiptarët, dhe sigurisht se themelet e politikës së ardhshme nuk vendosen pa Ali Ahmetin.”, theksoi kryetari i BDI-së, përcjellë INA.
Ai në disa intervista të viteve të fundit ka theksuar se nuk përjashton largimin e tij nga kreu partiak , por pasi që vendi të bëhet anëtar i NATO-s, duke e arritur si synim të tij. (INA)

Me anëtarësimin në NATO, a po afrohet dita kur BDI duhet të mendojë për kryetar të ri?

Me anëtarësimin në NATO, a po afrohet dita kur BDI duhet të mendojë për kryetar të ri? Përgjigjet Ali Ahmeti

Gepostet von Klan Macedonia Television am Freitag, 11. Januar 2019

Flash Lajme