Kryetari i Kuvendit ka firmosur Ligjin për gjuhët. Ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes në Gazetën Zyrtare menjëherë hyn në fuqi.

Ndërkohë, nënkryetari i LSDM, Muhamed Zekiri përmes një postimi në facebook ka thumbuar në mënyrë indirekte BDI, duke theksuar se kjo parti nuk mundet aq me pompozitet të marrë meritat e të tjerëve.

Ja postimi i plotë.

“Pothuajse nje dekade ne pushtet me VMRO DPMNE zeri nuk iu ndegjua. Sot, me gjithe ate pompozitet dhe levdata duan te stolisen me meritat e te tjereve.
Мeritat per hapjen e dyerve te Maqedonise per antaresim ne NATO dhe BE dhe zyrtarizimit te gjuhes shqipe i takojne qytetareve te vendit qe perkrahen konceptin “Maqedonia nje shoqeri per te gjithe”!!!
Pa eufori, Јu lutem. Qytetaret me se miri dine te vleresojnе se kush punon per te miren e tyre”, shkruan nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri. (INA)