Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot thirri takim koordinues me përfaqësuesit nga më shumë resore dhe institucione, me qëllim të koordinimit, ndjekjes dhe njoftimit për rrjedhën e implementimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Siç informon Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani në takim ka theksuar se mplementimi i Ligjit të gjuhëve paraqet operacion kompleks dhe vëllimor, për suksesin e të cilit është i nevojshëm formim i grupit punues – trupit koordinues, detyra e të cilit do të jetë koordinim, monitorim dhe njoftim për rrjedhën e implementimit të Ligjit.

Megjithatë, siç informon SÇE, Osmani duke i theksuar afatet ligjore për harmonizimin e dispozitave të Ligjit, ku sërë institucionesh në një afat të përshtatshëm duhet të njëjtat ti implementojnë, dhe të mundësojnë përdorim të përshtatshëm të gjuhës shqipe.

Në koordinim u vendos të përgatitet plan konkret dhe i saktë i aktiviteteve, me afate të përshtatshme dhe kritere për realizimin, me të cilin do të mundësohet kontrollim më i lehtë dhe me i saktë në implementimin e Ligjit.

Krahas Osmanit, në koordinim morën pjesë Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, deputeti, Artan Grubi, Ministri i mëparshëm i Drejtësisë Bilen Saliji, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve dhe ekspertë.

“Plani për implementimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të shqyrtohet në seancën e parë qeveritare, ndërkaq Osmani tani më njoftoi për konferencë të donatorëve për këmbimin e mendimeve, përvojave dhe koordinim të mbështetjes për implementimin e ligjit”, citon SÇE.

Flash Lajme