Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhes Bejli. Ky takim u realizua sipas agjendës së Ambasadorit Bejli para largimit të tij nga pozita e Ambasadorit në Maqedoni.

Gjatë takimit miqësor, qendër e bisedës ishte situata aktuale politike si dhe ndryshimet kushtetuese, ndryshimi i emrit dhe nënshkrimi i Protokollit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Nga ana tjetër kryetari Kasami e falenderoj ambasadorin Bejlin për përkrahjen që SHBA i ka dhënë Maqedonisë gjatë gjithë kësaj periudhe gjë që në fund u kurorzua me anëtarsimin e vendit në NATO ku tashme SHBA dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm shtete mike por janë edhe aleatë më obligime dhe të drejta si çdo shtet tjetër anëtar i NATO-s.

Flash Lajme