Rexhail Ramadani

Une ne keto zgjedhje presidenciale do ta mbeshtes kandidatin Prof. Blerim Reka I cili eshte ne avantazh nga kandidatet tjere.
Qofte Z.Blerim Reka apo ndonje personalitet tjeter do te duhet ta mbeshtesim…

Mendoj se jo vetem nga Televizioni por simbolikisht duhet ti takoje Z. Reka ne menyre simbolike diasporen, intelektualet, univerzitetet, shkollat, punetoret, ne kete menyre do ti jepte jehone me te madhe kandidatures se tij

Ai edhe haptas do te duheshte te mbeshtes opoziten e cila po ofron nje ndryshim , ashtu sic opozita e kandidoi edhe , ai do te duheshte ti jap mbeshtetje opozites qe te pergaditet ne zgjedhjet qe te ndrroje gjeneraten..

Por Opozita duhet te ofroje nje lidership me serioz, nje mentalitet te ri ne politike, nje lidership me kreativ, gjithe partite e reja duhet te sjellin vlera ne radhe te pare…

Ndersa BDI do te dueshte te reformohet, kreu I saj te pensionohet e ndersa partia dhe tjeret duhet te reformohen te nxjerrin nje lidership te ri me nje mentalitet te ri..

Kjo nje beteje ndersa Opozita te pergaditet per fitoren me te madhe te ndrrimit te kesaj gjenerate dhe ngritjes se nje gjenerate te re ne politike qe respekton vlerat dhe I nderton ato..

Migrimet e shumta, mungesa e prespektives e shume ceshtje tjera qe na penguin duhet te na ndergjegjesojne se nuk ja vlen te hysh ne parti te sigurosh per vete ndonje pune, e per familjen tende e ti shohesh shtepite e fqinjeve te zbrazura e te shohesh mjerimin kudo…

Prandaj angazhimi primar I gjithsecilit do te ishte qe sidomos ato qe jane me te ditur , edhe librat e shenjte I obligojne me teper qe te sjellin ndergjegje, alternative e rruge te reja…Sepse kontributi me I larte do te ishte kur angazhohemi per te krijuar prespektive per gjeneratat e ardhshme e nese e bejme ate do te jete krenari per te gjithe qe dhane kontribut per nje te mire te pergjithshme…

Andaj nuk duhet te behemi pengese per njeri tjetrin, sic ishim deri tash, shume pak na kane penguar pala tjeter sa na e kemi penguar njeri tjetrin andaj duhet te ndergjegjesohemi qe ne te ardhmen te mos pengohemi ne mes vete por te hapim rruge per gjeneratat e reja, per kuadrot e reja, per gjithe ate rini qe te gjeje prespektive …e ky investim do te ishte investimi me I madh qe e bejme per te ardhmen…

Nuk eshte koha per pesimizem, por per optimizem, per angazhim, per kontribut, per dashamiresi e per te hapur rruge te reja…

Flash Lajme