Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka reaguar pas dënimit të shqiptuar prej 7 viteve burg për Feta Alimin, i cili e shpëtoi natën e përgjakshme të 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, informon INA.

Ja reagimi i plotë i kreut të ASH-së:

Në një ndejë me Fetain më pat thënë: “Nuk shqetësohem shum për dënimin sa shqetësohem për faktin qê po më fusin në një thes me kriminelët…”
Miku im, krimi yt i vetëm është se femijët e mi akoma kanë mundësinë tê thërrasin babanë e tyre dhe unë tju përgjigjem. Ti bëre “mëkatin” e ruajtjes së jetës. Ti je në burg sepse un jam gjall, prandaj ti ska se si të jesh si ata që më deshën të vdekur. Si ata që sot janë të lirë por me duar e me këmbë të zhytur në krim. Po po janë të lirë, biles edhe me pozicione qeveritare.
Nqs dikush nëpërmjet dënimit tënd don të tregoj simbolikën se regjimi i kaluar kishte dy komponentë edhe maqedon edhe shqiptar, ti nuk je kjo simbolikë. Ti je simbolika e shqiptarit të zakonshëm që e don jetën, që e don lirinë. Ti je simbolika e shqiptarit që i montohen akoma procese politike. Je simbolika e gjyqsisë së politizuar dhe me dy standarde. Simbolika e regjimit te kaluar smund te jetë Fetai por është Aliu me Nikollën. Ti dhe dënimi yt sot po që jeni simbolika e regjimit të tanishem të Aliut dhe Zoranit.
P.S. E rëndë sot dita Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit sesa të jetoj këtë turp. Po, ti je fajtor. Ke fajin që un sot ndihem me fajin e pafuqise për të të ndihmuar. Ke fajin që jam gjall.

Flash Lajme