Deputeti i AAK-së, njëherësh gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka udhëtuar dje drejt Dibrës për ta takuar gjeneral Gëzim Ostrenin, bashkëluftëtarin e Zonës së Dukagjinit. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj shkruan se edhe pse 77-vjeçar, Ostreni vazhdon të jetë i fortë dhe krenar për rrugën e gjatë të përkushtimit të shqiptarëve.

“Pas shumë vitesh, takova mikun tim të çmuar, Gjeneral Gëzim Ostreni në Dibër. Edhe pse në moshën 77 vjeçare, ai mbahej i fortë dhe krenar për rrugën e gjatë të përkushtimit ndaj popullit shqiptar”, ka shkruar në Facebook, gjeneral Daut Haradinaj, ndërsa ka takuar dhe miq të tjerë të tij. (koha.mk)

Flash Lajme