Një filial i “Tutunska Banka” në Butel, ka rënë pre e një grabitje të armatosur paraditen e sotme. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, janë grabitur rreth 100 mijë euro dhe kanë qenë të paktën tre persona të përfshirë në këtë grabitje, të armatosur me armë zjarri të tipit kallashnikov

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe po kqyrin vendin e ngjarjes. Ndërkohë ka mbërritur edhe një grup hetimor për ekspertizë.

Flash Lajme