Në gjysmën e dytë të fushatës zgjedhore, Blerim Reka ka harxhuar më shumë para se Stevo Pendarovski, njofton Portalb.mk.

Shpenzimet e përgjithshme të Rekës për periudhën prej 11 deri në 19 prill janë mbi 291 mijë euro, ndërkaq Pendarovski 267 mijë.

Raporti financiar për Gordana Siljanovskën ende nuk ka arritur në Komisionin për Antikorrupsion.

Në raport të Rekës, plotësisht përputhen mjetet e sigluara për program të paguar politik.

Bëhet fjalë për 17 milionë denarë, ndërkaq edhe 872 mijë denarë i ngelin si obligimi të papaguara.

Programi i paguar politik i Pendarovskit do t’i kushtojë shtetit dy herë e gjysmë më pak: 5.6 milionë denarë. Por, ka harxhime tjera: 8.8 milionë denarë janë paguar dhe 1.2 milionë denarë nuk janë pagauar.

Megjithatë, nëse këtyre harxhimeve u bashkohen edhe harxhimet e pjesës së parë, Pendarovski ka harxhuar gjiuthsej 737 mijë euro, ndërkaq Reka 316 mijë euro.

Flash Lajme