Avokati Naser Raufi, mbrojtës i disa prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, shprehet i dëshpëruar nga vendimi i prokurorisë që të mos e ndryshojë aktakuzën lidhur me ngjarjet në Lagjen e Trimave dhe të mbetet në akuzën për terrorizëm edhe në shkallën e dytë gjyqësore, shkruan gazeta Lajm.


Sot është mbajtur seanca e parë dëgjimore në Gjykatën e Apelit në Shkup, lidhur me ankesat e mbrojtje për dënimet drakonike që u janë shqiptuar pjesëtarëve të Grupit në instancë të parë.
Raufi është kategorik se pjesëtarët e Grupit të Kumanovës nuk kanë kryer vepër terroriste, shkruan Gazeta Lajm.
“Terrorizëm është kur sulmohen dhe kur rrezikohen civilët. Nuk a asnjë provë se ata kanë sulmuar civilët, përkundrazi në disa raste i kanë mbrojtur. Policia ka rrezikuar civilët gjatë aksionit”, thekson Raufi.
Ai bashkë me avokatin tjetër mbrojtës, Mefail Arsllani, kanë përkrahur veprimin e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës për të bojkotuar seancën, duke thënë se ky vendim vjen si pasojë e padrejtësisë gjyqësore që u është bërë.

Flash Lajme