Kompania ruso – serbe e mobiljeve “Nefa-Mebel” papritur ka mbyllur të gjitha dyqanet në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, duke lënë qindra punëtorë në rrugë, por edhe duke mashtruar qindra qytetarë që kanë porositur mobilje dhe ende nuk i kanë pranuar.

Kjo kompani ka pasur disa dyqane gati në të gjitha qytetet në Maqedoninë e Veriut, mirëpo ato brenda natës janë mbyllur dhe se nuk lajmërohet askush, as edhe në numrat zyrtar të selisë së tyre. Sipas portalit SDK.mk, me qindra qytetarë janë mashtruar dhe se një pjesë e tyre kohë më parë kanë bërë porositë për mobilje dhe se nuk i kanë mbërritur në shtëpitë e tyre. Ata kanë thënë se kanë bërë pagesat mirëpo deri tani nuk i kanë dërguar mobiljet e porositura. Vetëm në Gostivar siç bëhet e ditur janë mashtruar mbi 160 klientë dhe se ata kanë akuzuar se bëhet fjalë për krim të organizuar. Kjo kompani ka dështuar brenda natës edhe në Serbi, ku është futur në borxhe të mëdha dhe se mbi 550 punëtorë kanë ngelur pa punë, përfshirë fabrikën dhe 34 dyqane.

Flash Lajme