Ejup Berisha

Partitë shqiptare për LLazën nënë e për Qazën njerkë.

Partive shqiptare nuk u pengon Llaza kur emrohet në poste të larta shtetërore dhe publike në RVM por Qaza po ju pengon shumë atyre dhe atë kur ky merr një post pas shërbimit disa vjeçar në punë dhe angazhimeve të mëdha nëpër institucione.

Llaza bile e merr pa asnjë problem dhe vështërsi edhe mbështetjen e partive shqiptare për Ambsador në selinë e NATO-s e Qaza kur merr një post ratësisht pak më të lartë qoftë edhe me shumë punë dhe mund të bërë me plot vështërsi e sakrifica ndër vite atëher në këmbë ngriten Partitë shqiptare dhe shprehen të frikësuara e të shqetësuara dhe me këtë rast ato interesohen se si ta gjejnë mënyrën dhe formën që ta shkarkojnë sa më shpejtë që është e mundur Qazën e gjorë nga posti. Këtë e themë nga përvoja ime personale kështu kur unë u angazhova në një Institucion të lartë shtetëror në vitin 2009 në lagjen time filluan të më ndiqnin pas disa emisar të një Partie politike shqiptare në pushtet. Unë e pashë se ata më ndiqnin hap pas hapi kështuqë në një çast mendova se mos vallë atyre dy njerëzve u kamë ndonjë borxh në para apo ndonjë obligim tjetër jofinanciar për tua kryer. I ndalova një ditë të dy dhe u thashë Më thuani ju lutem se pse kohëve të fundit po më ndiqni shumë shpesh, ata mu përgjigjën se nuk kanë asnjë tendencë dhe qëllim të keq vetëmse donin ta dinin se kush më ka dërguar mua te institucioni shumë i lartë shtetëror. Unë atyre u thashë se mua askush nuk duhet të më merr për dore dhe të më dërgon askund se jam mjaft i madh dhe se nëpër institucione shkoja vetë pasiqë gjat 12 viteve kamë qenë gazetar dhe i njoh selitë e të gjitha institucioneve shtetërore dhe publike prandaj nuk ka pasur nevojë që dikush të më dërgojë aty ku jam i angazhuar. Ata më pyetën se a e kam pyetur Partinë shqiptare në pushtet e kishin fjalën për BDI-në për të shkuar te institucioni e për tu angazhuar e unë u përgjigja shkurt se jo. Emisarët partiak më thanë se një ditë paskan mbajtur mbledhje dhe e paskan shqyrtuar mundësinë që të më shkarkojnë nga detyra ndërsa pas disa ditësh më thanë se qenkan tërhequr nga kjo ide kështuqë sipas tyre mund të vazhdoja me angazhimet e mia në postin ku isha. Dhe më intereson ta di se kur e kanë përkrahur Llazën Perën dhe Ipqen athua vallë nga Partia shqiptare kanë mbajtur mbledhje urgjente në të cilën janë shqyrtuar eventualisht mundësitë për shkarkimin e menjëhershëm të tyre nga postet e tyre. Por nga kjo Parti asnjë sqarim apo përgjigje nuk arrita të marrë. Llazën, Perën dhe Ipqen nuk ka burrë nëne që ti largojnë nga postet se nuk lejojnë Partitë e tyre amë por për shqiptarët po dhe atë ngritet panikë dhe shqetësim shumë i madh dhe i panevojshëm pas emrimit të tyre nëpër poste të larta shtetërore. Partia shqiptare në pushtet në mënyrë të përhershme thotë se don tu ndihmojë shqiptarëve për punësime dhe avancime në poste por nga ana tjetër nuk bën asgjë që ti punësoj dhe avancojë me të vërtetë ata. Po të bëhej fjalë për Llazën, Perën dhe Ipqen gjithçka është ok edhe dielli rrezaton më bukur por edhe hëna ndriçon shumë më tepër për ta sepse këta kanë edhe nënë edhe baba por kur bëhet fjalë për ne shqiptarët atëher ne nuk na përkrahin as Partitë maqedonase e as ato shqiptare të cilat sipas një logjike të shëndoshë duhet të jenë nënat tona në politikë. Psh Partinë shqiptere BDI e pyes se ku e ka Llazën, Perën dhe ipqen tani kur ka nevojë më së shumti për ta për tia kthyer borxhin këta asaj askundi pra nuk i ka.

Flash Lajme