Amvisëritë në qershor të vitit 2019 shpenzuan 97.768.675 kWh energji elektrike, që është 2,9 për qind më shumë në krahasim me konsumin e realizuar në maj të vitit 2019, gjegjësisht 9,1% më shumë se konsumi i arritur në qershor të vitit 2018, njoftohet nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

Fatura mesatare e qershorit për energji elektrike për amvisëri në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen vendet e palexuara matëse në objektet që nuk janë të banuara përherë) është 31,33 euro.

Konsumi më i madh mesatar muajin e kaluar u regjistrua në Ulqin ku diç më pak se 6.000 amvisëri mesatarisht kanë shpenzuar energji elektrike me vlerë 40,68 euro.

Flash Lajme