Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq i dërgoi letër Ministrisë së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural në të cilën thuhet se pajtohet me ushtrimin e aktivitetit të gjuetisë në Kripore.

Siç theksohet, gjuetia do të zhvillohej duke respektuar të gjithë parametrat e mbrojtjes së natyrës jo vetëm ndaj egërsirave por edhe ndaj hapësirës së mbrojtur, si dhe të kontratave në fuqi.

Nrekiq tha se obligimi i tij rrjedh nga përfundimet e Kuvendit të Komunës, kur u miratua vendimi për shpalljen e Kripores Park të Natyrës, si dhe nga kërkesat e peticionit të cilin e kanë nënshkruar 1.500 qytetarë të kësaj vetëqeverisje lokale të moshës madhore.

Flash Lajme