Qeveria e Malit të Zi të enjten i dërgoi protestën palës shqiptare për shkak të incidentit të fundit në Bunë, i cili rrezikon imazhin e këtij destinacioni të njohur turistik, njoftohet nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.

“Qeveria e Malit të Zi në pajtim me politikën e fqinjësisë së mirë, duke u bazuar në kujdesin e përbashkët për resurset, në komunikimin e vazhdueshëm me palën shqiptare, insiston në zbatimin e të gjithë konventave ndërkombëtare”.

Prandaj, pala malazeze është e obliguar që për të gjitha të njoftojë partnerët ndërkombëtar, gjë që do të bëhet në procesin zyrtar urgjent”, shtohet në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi.

Flash Lajme