Kuvendi i Komunës së Ulqinit duhet sa më parë të miratojë vendimin për shpalljen e Kripores park të natyrës, u përfundua në shqyrtimin publik i cili të hënën u mbajt në sallën e Parlamentin lokal.

Para opinionit u prezantuan Drafti i Studimit për mbrojtjen e rajonit të Kripores dhe Propozim vendimi për shpalljen e Kripores të mirë të mbrojtur natyrore.

Në këtë tubim folën përfaqësuesit e Komunës në krye me kryetarin Loro Nrekiq, funksionarët e lartë të Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, deputetët në Kuvend, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe atyre të gjuetisë, si dhe qytetarët.

Është propozuar që prej me 24 gusht të vitit 2020 menaxhimin e Kripores ta ndërmarr shoqëria ekonomike të cilën do ta formojë Komuna e Ulqinit.

Flash Lajme