Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë priti koordinatorin e Agjencisë turke për zhvillim TIKA Enver Resulogullari dhe kryeimamin e Bashkësisë Islame në Ulqin Ali Efendi Bardhi. Në takim u fol për pengesat që po përcjellin realizimin e projektit  të hamamit dhe xhamisë së Namazgjahit.

Kryetari Nrekiq kërkoi nga bashkëpunëtorët të angazhohen që në një afat sa më optimal këto objekte të trashëgimisë kulturore, pasuri brezash të vihen në funksion.

Në takim u tha që pëlqimet duhet dhënë nga organe shtetrore, andaj koordinatori i TIKA-s Enver Resulogullari inicoi takimin e përbashkët me zyrtarë të institucioneve përkatëse, iniciativë e cila u përkrah nga të gjithë.

Edhe në takimin e sotëm u veçua bashkëpunimi ndërmjet Tikë-s dhe Komunës së Ulqinit dhe në rastin konkret detyrimi madhor kundrejtë trashëgimisë kulturore, detyrim ndaj së shkuarës dhe të ardhmes.

Flash Lajme