Duke vepruar sipas informatave operative, punonjësit e Policisë Kufitare të Ulqinit, të enjten, në ora 04:00, në vendin Sytjel, gjetën shtatë çanta udhëtares në të cilët ishte droga e tipit marihuanë, njoftuan nga Drejtoria e Policisë.

Siç theksohet, çantat u gjetën në distancën prej 130 metrash nga bregu i lumit Buna.

Policia ndërmerr aktivitetet intensive për identifikimin e personave të cilët drogën e kontrabanduan në Mal të Zi.

Flash Lajme