Kosova

Epidemia e koronavirusit po përhapet në mënyrë të frikshme në Kosovë. Më se gjysma e personave të testuar për Covid-18 kanë rezultuar të infektuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur se të hënën janë konfirmuar 183 raste pozitive nga 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Zyrtarja e lartë e VV-së, Albulena Haxhiu, ka kritikuar vendosjen e masës për kufizim të lëvizjës në katër komunat veriore të Kosovës nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq, partia e të cilit më pas tha se serbët në Kosovë zbatojnë masat e Qeverisë së Serbisë për vendimet e pandemisë.Ajo tha se Kosova është futur në senduiç nga Serbia nga shteti serb dhe Lista Serbe.

Përfaqësuesi Special i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Europian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut.

Grenell ka thënë se nisma e Europës e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe se është i lumtur teksa sheh europianët që po organizojnë video-Samitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot ka vazhduar me vizitat në familjet e dëshmorëve.

Thaçi sot ka vizituar familjen e heroit Ismet Asllani, në Lipjan.

“Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve të rënë më 19 prill 1999.

Flash Lajme

Më të lexuarat