Kosova

Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, ditën e enjte.

I shumë komentuari Nazim Bllaca, i cili thuhet se ishte agjent i BIA-s serbe nga viti 1997, i cili për dy vite u përgjua nga organet e hetuesisë për shkak të shantazhit që ushtronte mbi biznesmenë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Vendndodhjen e Bllacës e ka konfirmuar vëllai i tij, i cili madje ka treguar se atij i është dhënë leja e përhershme.

Drejtoresha e festivalit, Vjosa Berisha tha se me PriFest kanë arritur të kthejnë publikun në sallë, që të përjetojnë ashtu siç duhet një film.

Vjosa Berisha në një intervistë për KosovaPress, bëri të ditur se në edicion e sivjetmë do të mund të shikohen 70 filma, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës, ku kinemaja ballkanike është programi kryesor garues, po gjithashtu ka 6 filma nga Evropa, e edhe dokumentarë të metrazhit të mesëm, që nga Koreja Jugore deri të Kolumbia.

Në emër të ministrit Lekaj, banorëve iu adresua shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e banorëve të këtyre lokaliteteve dhe u premtoi atyre se në afatin më optimal MIT, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’u ofrojë zgjidhje adekuate konform parametrave të sigurisë së trafikut dhe rregullave teknike infrastrukturore të kësaj rruge.

Flash Lajme