Kosova

Me 17 shkurt Kosova do të festojë ditëlindjen e saj të 11.Por, këtë ditë nuk do të mund ta festojë në vendlindje një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ky ish luftëtar  i UCK-së që është nga Komuna e Rahovecit,  emër i njohur për redaksinë, me 17 shkurt do të duhet të paraqitet në Hagë për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.Por, para tij pran prokurorëve në Hagë do të paraqiten edhe dhjetëra ish udhëheqës të UCK-së.Një nga ta është ish komandanti i Përgjithshëm i UCK-së, Sylejman Selimi që siç merr vesh televizioni, në Hagë do të duhet të paraqitet me 9 janar.E pas tij, pran prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të paraqitet edhe ish komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.

Kritika ka adresuar për Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, megjithatë thotë se BE mbetet partner i Kosovës në rrugën e saj perëndimore.

Përgjegjësi politike ka kërkuar edhe nga dy partitë opozitare LDK e Vetëvendosje, duke thënë se nuk duhet të refuzojnë bashkëpunimin kur është në çështje interesi nacional.

Flash Lajme