“Këto personalitete botërore janë meritore që përkrahen luftën e drejtë të UÇK-së..."

“Këto personalitete botërore janë meritore që përkrahen luftën e drejtë të UÇK-së…”

Posta e Kosovës në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka promovuar pesë pulla postare me imazhet e miqve të mëdhenj të Kosovës, ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, dy Sekretareve të Shtetit, Madaleine Albright dhe Hillary Clinton, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair si dhe komandantit suprem të NATO-s, gjeneralit Wesly Clark.

Këto personalitete botërore janë meritore që përkrahen luftën e drejtë të UÇK-së, organizuan Konferencën e Rambujesë për Kosovën, morën vendimin për fillimin e bombardimeve të NATO-sndaj ushtrisë pushtuese ish jugosllave, shpëtuan popullin shqiptar të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi serb.

Populli i Kosoves do t’u mbetet përjetësisht mirënjohës këtyre personaliteteve dhe shteteve anëtare të NATO-s që ishin të rreshtuara në krah me të drejtën tonë historike, ato hynë triumfalisht në Kosovë, më 12 qershor 1999, si dhe jemi shumë falënderues për qëndrimin e tyre 20-vjeçar në ruajtjen e paqes.”, thuhet në një kumtese për media nga Posta e Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me nderime të larta e pritën dhe i dhuruan pullën e parë postare të punuar në bronz me imazhin e mikut tanë më të çmuar amerikan, që sot arriti në Kosovë, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton./21Media

Flash Lajme