Presidenti bënë homazhe në nderim të të gjithë dëshmorëve

Presidenti bënë homazhe në nderim të të gjithë dëshmorëve

Me rastin e 20 vjetorit të hyrjes se trupave të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi iu drejtua ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Thaçi tha se në këtë ditë të rëndësishme kujtohen të gjithë dëshmorët e lirisë, luftëtarët trima të UÇK-së, komandanti Adem Jashari dhe sakrificat e çdo qytetari të Kosovës.

“Shënojmë kthimin e 1 milion qytetarëve në Kosovë në shtëpitë e tyre, vazhdimin e rindërtimit të jetëve dhe shtëpive tona. Mbylljen e kapitullit të tragjedive dhe vuajtjeve. Hapjen e kapitullit të shpresës dhe angazhimit për një jetë më të mirë”, tha presidenti.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti ngriti lartë punën dhe angazhimin e të gjithë ushtarëve të FSK-së, shkruan rtv21.tv

“Nga aspirata dhe angazhimi i popullit për liri keni lindur edhe ju, e kishim UÇK-në e transformuam në Trupën Mbrojtëse të Kosovës, e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe para pak muajve morëm vendimin historik për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”, tha ai.

Presidenti theksoi se FSK-ja është forcës profesionale e standardeve të NATO-s, forcë që më së miri pasqyron atë që e kemi rritur së bashku.

Thaçi tha se rruga drejt anëtarësimit në NATO nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë e sigurt.

“E gëzofshim lirinë”, përfundoi Thaçi.

Presidenti së bashku me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha, komandantin e FSK-së gjeneralin Rrahman Rama bënë homazhe pranë obeliskut në nderim të të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës./21Media

Flash Lajme