Kongresi u hap nga sekretari gjeneral Maxim Minchev dhe presidenti i Bullgarisë, Ruman Radev.

Në këtë takim treditor tema kryesore do të jenë sfidat me të cilat po përballen Agjencitë e Lajmeve siç janë lajmet e rreme (fake news) e cila ka marrë përmasa botërore dhe mundesitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të Agjencive të Lajmeve për t’u përballur.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për sfidat që po përballen Agjencitë e Lajmeve në raport me teknologjinë e re dhe rrjetet sociale.

Gjatë këtij kongresi KosovaPress do të rritë bashkëpunimin me Agjenci botërore të lajmeve duke pas mundësi të takohet me Agjencitë e Lajmeve nga Evropa dhe mbarë bota.

Ky është edhe një sukses i radhës pas pranimit te KosovaPress-it në Agjencitë e Lajmeve të Shteteve të Ballkanit( ABNA-SEE) në vitin 2017 ( http://www.kosovapress.com/sq/mobile/lajme/kosovapress-pranohet-anetare-me-te-drejta-te-plota-ne-abna-129552/).

KosovaPress është ftuar në Kongresin botëror , më 4 janar të këtij viti , nga sekretari gjeneral i kongresit botëror, Maxim Minchev i cili ishte prezent në 20 vjetorin e themelimit.

Kongresi botëror i Agjencive të Lajmeve mbahet çdo tre vjet . Ky Kongres është themeluar para 15 viteve dhe ky është kongresi i gjashtë. Në këtë kongres nga KosovaPress po merr pjesë Skënder Krasniqi, CEO i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.





Loading...


Flash Lajme