Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Ligji për Delegacionin kishte shkelur të paktën tetë nene të Kushtetutës.Ajo thotë se kjo situatë ka ardhur duke pasur një kryeministër i cili deklaroi se nuk dëshiron të jetë në bisedime, e duke ia deleguar kompetencat presidentit.Ajo në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se ky aktgjykim i Kushtetueses vërteton se kordinatat e kësaj politike janë shpallur antikushtetuese duke përfshirë edhe Zajednicën edhe çështjen e kufijve.

“Në këtë aktgjykim thuhet se Kuvendi i Kosovës ka për detyrë që ta monitorojë politikën e jashtme por kompetencat ekzekutive në raport me përfaqësimin me politikën e jashtme i ka Qeveria e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.“Ajo çfarë nuk kuptova sot është se u bënë propaganda se opozita ja la dialogun presidentit Thaçi, ky vendim ja ndalon presidentit dialogun”, ka thënë ajo.Sipas Haxhiut, duhet të shikohet se çfarë ka ndodhur me militantët e partive të punësuar në ekipin e delegacionit derisa thotë se parat e marra duhet të kthehen.
“Do të duhej të jepet përgjegjësi penale se në çfarë baze janë shpenzuar ato para ose duhet t’i kthejnë ato para. Ata duhet të japin llogari. Edhe Mogherini edhe kushdo që vjen duhet ta ketë parasysh këtë aktgjykim”, ka thënë ajo.Sipas saj, as ky delegacion e as presidenti Thaçi nuk kanë mandat për të dialoguar me Serbinë.

Flash Lajme