Këshilli Evropian ka nominuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontelles, për shef të diplomacisë europiane, vend të cilin e mbante Federica Mogherini.

Parlamenti Evropian duhet të votojë me një shumicë të thjeshtë që Borrelli ta marrë zyrtarisht këtë detyrë.

Shefi i diplomacisë europiane ka një rol kyç në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që është kusht i Bashkimit Evropian për integrimin e të dyja shteteve në familjen europiane.

Nëse Borrell zgjidhet shef i diplomacisë së BE-së, do të ketë konfuzion rreth vazhdimit të dialogut, me që Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shkruan gazeta “Zëri”.

Vetë Borrell, i cili është nga Katalonia, nuk i dha vizë delegacionit sportiv nga Kosova dhe nuk lejoi përdorimin e simboleve të shtetit të Kosovës në Spanjë. Ai ka thënë se Kosova mund të marrë pjesë në gara sportive në Spanjë vetëm me flamur të Serbisë.

Në vitin 2018, Spanja e kishte llrjuar paraqitjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Tarragona me flamur të federatës ndërkombëtare. (r.m.)

Flash Lajme