Kompleksi Qeveritar në Prishtinën e re

Kompleksi Qeveritar në Prishtinën e re

Në Prishtinën e re ka nisur ndërtimi i 4 ndërtesave dhe janë në pritje edhe tri ndërtesa të reja për Kompleksin Qeveritarë, i cili do t’i ketë 11 ndërtesa për 21 institucione të shtetit.

Në bazë të strategjisë për akomodimin e ndërtesave qeveritare 2008-2025 në zonën Prishtina e Re, kaherë ka nisur ndërtimi i Kompleksit Qeveritar. Ky veprim është bërë në sajë të vendimit të përbashkët të Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, mbi bazën e të cilit është nënshkruar edhe marrëveshja-kontratë me komunën e Prishtinës, për shfrytëzimin e hapësirave të asaj zone, për 99 vjet.

Mbi bazën e këtyre dokumenteve tashmë është ndërtuar Kompleksi i Pallatit të Drejtësisë, kurse në ndërtim e sipër janë ndërtesat e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, i Komisionit të Pavarur për Media, i Komisionit të Pavarur për Miniera e Minerale, i Agjencisë së Kosovës për Miniera e Minerale dhe i Qendrës për Vlerësimin e Standardeve. Ndërkaq, në proces të përgatitjes janë edhe ndërtesat e Agjencisë së Kadastrave të Kosovës, i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rreziqet dhe ai i Akademisë së Drejtësisë.

Me një fjalë, në bazë të planit të tashëm, në atë zonë pritet të ndërtohen gjithsej 11 ndërtesa për 21 institucione të shtetit.

NDERTIMI I NDËRTESËS SË INSTITUTIT TË KOSOVËS PËR ADMINISTRATËS PUBLIKE

Projekt/dizajni për ndërtesën e IKAP-it ka filluar që nga 2014 dhe ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionit  Evropian – qendra në Prishtinë.  Pas procedurave për marrjen e lejes së ndërtimit nga komuna e Prishtinës dhe të procedurave të prokurimit nga MAP-i, kontrata për këtë ndërtesë është nënshkruar, më  14.11.2016,  ndërsa punimet kanë filluar, më 17.11.2016, në zonën Prishtina e re, në Prishtinë.

Investitorë janë Qeveria e Republikës së  Kosovës – “Ministria e Administratës Publike”, me Zyrën e Komisionit Evropian. Vlera e kontratës është ,  1 milion e 643 mijë euro, kurse periudha e realizimit,  2016-2019 (tre vite). Ndërtesa përfshinë një sipërfaqe prej 3 mijë e 533.43 metra katrorë.

NDERTIMI I NDËRTESËS SË KOMISIONIT TË PAVARUR PER MEDIA   

Kontrata për ndërtimin e kësaj ndërtese është nënshkruar, më 31.08.2018, në  vlerë prej 1 milionë e 049 mijë euro. Punë kryes janë  “N.P.SH. DEKORAL”, Istog, Gurrakoc dhe “N.N.T. ABC”, Prishtinë. Ndërtesa e nisur, më 15.9. 2018, duhet të përfundojë brenda 36 muajsh, përkatësisht më 12.12.2021.

NDERTIMI I NDËRTESËS SË QENDRËS PËR VLERESIMIN E STANDARDE

Për ndërtesën e Qendrës për vlerësim dhe të standardeve, kontrata është nënshkruar, më 29.11.2018, në vlerë 1 milionë e 965 mijë euro. Operatorë ekonomikë janë: Konsorciumi “Euro-Besi” sh.p.k dhe Alping NPN , Prishtinë.

Deri tash, pas incizimit gjeodezik të lokacionit , është punuar rruga e re për qasjen në  punishte, pastrimi dhe rrethimi i punishtes me  llamarinë, janë vendosur shenjat e rrezikut dhe paralajmërimit në objekt, dhe janë bërë të gjitha veprimet që i nevojiten një vend punishteje. Më pas, është bërë betonimi i shtresave të varfra për mbrojtjen e izolimit, betonimi I pllakës baze të objektit, i mureve dhe shtyllave të bodrumit.

Momentalisht punimet ndodhen në fazën e armimit të këtij pozicioni.  Të gjitha furnizimet me beton janë bërë sipas specifikimit teknik dhe janë marrë mostrat e betonit për shqyrtim.   Është bërë armimi i pllakës bazë të objektit, armimi i mureve dhe shtyllave të bodrumit. Punimet po vazhdojnë në armimin e pllakës se bodrumit.  Te gjitha punimet e armaturës janë bërë sipas specifikimit teknik dhe projektit zbatues.

NDERTIMI I NDËRTESËS PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MINIERA E MINERALE DHE PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR MBROJETJEN E MJEDISIT    

Për ndërtesën për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, kontrata është nënshkruar, më 20.05.2019, në vlerë 1 milionë e 912 mijë euro. Operatorë ekonomikë janë :“ZENITH GROUP” SH.P.K. – Prishtinë, “MAK-BUILDING” SH.P.K. –Vushtrri, “ASTRAPLAN” SH.P.K. – Prishtinë  dhe “BENI-COM” SH.P.K. – Obiliq.  Fillimi i punimeve ka nisur, më 23.05.209 nga operatorit ekonomik – ZENITH GROUP – Prishtinë.

Me fillimin e punimeve të gërmimit operatori ekonomik ka hasur në disnivel të terrenit, ku nga zyra projektuese është kërkuar që të na ofrojnë zgjidhjen e nevojshme për situatën në terren. Me ofrimin e projektit nga zyra projektuese është propozuar ndërtimi i një muri mbrojtës për të cilin janë paraqitur edhe punë të paparapara, dhe është bërë kërkesa për aprovim.

Flash Lajme