Vizitëne parë të Bajramit në Prizren

Vizitëne parë të Bajramit në Prizren

Kryekuvendari Kadri Veseli së bashku me gruan e tij, vizitën e parë të Bajramit e kanë bërë në familjen e heroit, Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala në Prizren.

Veseli tha se boshllëkun që kanë lënë të rënët në zemrat e familjarëve të tyre nuk e plotëson askush, por ngushëlluese duhet të jetë kujtimi dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm.

“Me përulje iu shpreha respektin dhe mirënjohjen që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre. Boshllëkun e lënë pas në zemrat e kësaj familje, prej rënies së tyre në betejën e Jeshkovës, nuk ka kush e plotëson. Mirëpo shpresoj që dhimbjen e madhe ta lehtësojë sadopak kujtimi i tyre dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm, që kjo familje ka bërë mbi altarin e lirisë”, tha Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bashkë me gruan e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë vizituar Bashkësinë Islame. Nga aty kryeparlamentari kërkoi që të largohen të gjitha dallimet dhe t’i ndihmojnë më shumë njëri-tjetrit./21Media

Flash Lajme