Pritet të ulen temperaturat

Pritet të ulen temperaturat

Institucioni Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve në vazhdim do të ketë ulje të temperaturave si dhe reshje shiu.

“Ka ndryshuar situata meteorologjike.

Pas këtyre ditëve me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzoj mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshoj kjo gjendje, pasi që do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi.”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s./21Media

Flash Lajme