Veseli me statuse Copy-Paste!

Veseli me statuse Copy-Paste!

“Një nga temat për të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në zgjedhjet e ardhshme është nëse Kosova do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë apo do t’i trajtojë partnerët tanë si të ishin armiq dhe të përpiqet të mbijetojë e vetmuar”, ka shkruar Veseli sot në llogarinë e tij “Facebook”, pas takimit me ambasadorin britanik, Ruairí O’Connell dhe atë kroate Marija Kapitanoviq që po përfundojnë mandatin e tyre në Kosovë.

Ndërsa, ai tha se është pro ruajtjes së marrëdhënieve me SHBA-të dhe BE-në.

Veseli këtë e ka thënë edhe dje në një reagim ndaj qëndrimit të shteteve të QUINT-it.

Ai u shpreh se gjithmonë ka besuar në partneritet. “Unë mendoj se për të pasur sukses dhe prosperitet, duhet të ruajmë marrëdhëniet speciale që kemi ndërtuar me SHBA-të dhe BE-në. Unë jam i bindur se duke dëmtuar këtë lidhje dëmtohet Kosova, prandaj ne nuk duhet ta lejojmë që të ndodh kjo gjë”, ka shkruar Veseli.

Një muaj më parë, Veseli, në një intervistë, kishte thënë se Ramush Haradinaj është duke përdorur gjuhën e njëjtë, si me Serbinë, ashtu edhe me ShBA-në dhe BE-në./21Media

Flash Lajme