të shqetësuar nga të shtënat me armë

të shqetësuar nga të shtënat me armë

Ahengjet familjare po vazhdojnë të festohen me armë. Kjo dukuri po i shqetëson qytetarët duke mos qenë të sigurtë as në shtëpitë e tyre.

Profesori i lëndës së gjeografisë në shkollën fillore “Vellëzerit Frashëri” në Deçan ka shprehur shqetësimin e tij për “plumbat qorr” që rrezikuan jetën e familjës së tij, shkruan rtv21.tv.

“Ja sa jemi të sigurtë në shtepitë tona! Gazmendet familjare dhe darsmat duhet festuar me zemër dhe jo plumba! Këtë plumb, sot e gjata në oborrin e shtepisë time dhe sinqerisht u shqetësova për fëmijet e mij”, ka shkruar ai duke publikuar disa fotografi në llogarinë e tij “Facebook”.

Ndërsa në raportine fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të shtënave me armë zjarri.

Rasti i parë kishte ndodhur më 12 gusht në Shtime, ku pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Ndërkaq dje, po ashtu në Shtime është ankuar në polici një person se nga një plumb nga ajri (plumb qorr) i është dëmtuar vetura e tij./21Media

Flash Lajme