Çka po ndodh me transparencën e politikanëve?

Çka po ndodh me transparencën e politikanëve?

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë zgjedhur 120 deputetë për t’i përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës. Shumica e tyre në kuvend do të ulen për herë të parë.

Emrat e tyre tashmë veç janë bërë publik, por sa dihet për jetën dhe veprimtarinë e tyre paraprake, nuk mjaftojnë vetëm kërkimet në internet.

Po të kërkosh në internet për veprimtarinë e tyre, ajo që shfaqet janë vetëm profesionet e tyre si deputet në Parlamentin e Kosovës, përderisa nuk dihet asgjë për shkollimin dhe jetën e tyre, shkruan rtv21.tv.

Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë transparencë sa i përket qasjes së informacioneve të deputetëve të tyre. Biografitë e deputetëve janë të qasshme në webfaqen e tyre.

Nga deputetët e PDK-së vetëm biografia e Kadri Veselit është e qasshme dhe nga deputetët e LDK-së vetëm 18 prej tyre kanë biografinë në internet.

Por, në këtë ligjislaturë dominojnë më shumë deputetët e gjinisë mashkullore. Nga gjithsej 120 deputet 39 prej tyre janë të gjinisë femërore dhe 81 të gjinisë mashkullore.

Deputetja femër më e votuar në Parlamentin e Kosovës është Albulena Reshitaj, 46 mijë 861 qytetarë ia kanë besuar votën asaj ndërsa deputeti i gjinisë mashkullore më i votuar është Glauk Konjufca , po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje me 72 mijë 775 vota.

Nga ky numër sa ka Kuvendi, më shumë se gjysma përveç emrit e mbiemrit, partisë e grupit parlamentar në kuadër të cilin veprojnë nuk kanë të dhëna tjera./21Media

Flash Lajme