Përfundon takimi i Kryesisë së LDK-së

Përfundon takimi i Kryesisë së LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, e cila udhëhiqej nga kryetari Isa Mustafa. Pas kësaj mbledhjeje në një konferencë për media, kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se u informuan me rrjedhjen e negociatave që po zhvillohen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke potencuar se kanë arritur pajtueshmëri të nivelit të kënaqshëm.

Ai u shpreh se ekipi i tyre ka bërë një punë të mrekullueshme duke vlerësuar që është arritur mjaft shumë sa i përket fushës së shëndetësisë, arsimit, ekonomisë etj.

“Janë arritur pajtime edhe për numrin e ministrive dhe shkrirjen e disa prej tyre në mënyrë që të ketë më pak shpenzime”, tha Mustafa, duke shtuar se sa i përket ndarjes së ministrive ende nuk janë në këtë fazë.

Ai tha se ishte një pajtueshmëri e kryesisë së LDK-së për të vazhduar më tutje bisedimet në mënyrë që të gjendet një pajtueshmëri e plotë. Mustafa gjatë kësaj konference tregoi se me VV-në kanë pasur edhe disa mospajtime në disa çështje të ekonomisë dhe çështjet e sociales. Për të cilat tha së do të dikutohet në nivel liderësh të dy partive LDK dhe VV, shkruan rtv21.tv.

Ai potencoi së janë pajtuar që kryeministrin ta marrë VV. ” Kryeministrin do ta ketë partia që do të del e para kështu kemi thënë edhe para zgjedhjeve, kjo marrëvesje do të qëndrojë”, tha ai

Mustafa u shpreh se dialogu me Serbinë duhet të fillojë pa kushte, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

Edhe për çeshtjen e marrjes së Presidentit tha se në diskutim më VV tani do të ndahet kush do ta propozojë Presidentin e ardhshëm, por që tha se njëhërë nuk do të diskutohet për emrin se kush do të jetë president por vetëm nga cila parti do të vijë./21Media

Flash Lajme