Deputeti me i vjetër dhe deputeti më i ri

Deputeti me i vjetër dhe deputeti më i ri

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve që u bë dje, po afrohet formimi i qeverisë, por paraprakisht është konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ashtu siç është rregulli, seancës e parë e udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri, deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

E kësaj radhe të dy deputetët i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje. Është deputeti 71 vjeçar Jahja Kokaj dhe deputetja më e re 22 vjeçare Fjolla Ujkani.

Hapi i parë deri në formimin e Kuvendit tashmë veç ka përfunduar me shpalljen e rezultateve nga KQZ-ja. Në hapin e dytë, Presidenti thërret seancë konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve, ndërsa pastaj  në seancën konstituive konfirmohen (verifikimi) i mandatit të deputetëve, dhe në fund Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas votimit të suksesshëm të kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.

Në zgjedhjet e gjashtë tetorit partia e parë ka dalë Vetëvendosje pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të dy këto parti janë në prag të marrëveshjes përfundimtare për formimin e qeverisë. / 21Media 

Flash Lajme