Deputeti dhe deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës

Deputeti dhe deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës

Mosha mesatare e deputetëve të legjislaturës së VII në Kuvendin e Kosovës do të jetë 44 vjeçare.

Këtë e bëri të ditur Albert Krasniqi nga KDI, sipas rezultateve të shpallura të zgjedhjeve të 06 tetorit.

“Mosha mesatare e deputetëve sipas subjekteve politike: VV: 38 vjeç LDK: 43 vjeç PDK: 44 vjeç, AAK: 46 vjeç”, shkroi Krasniqi në facebook.

Sipas rezultateve, deputeti më i vjetër në moshë do të jetë Jahja Koka (71), ndërsa deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani (22).

Sipas Krasniqit, që të dy këta deputetë janë nga VV dhe pritet të kryesojnë seancën konstituive të Kuvendit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.159 % të votave, LDK ka fituar 24.458%, PDK 21.163%, AAK-PSD 11.477, Nisma 4.984% dhe Lista serbe 6.754%./21Media