Duke shprehur mirënjohjen për punën që bën Policia e Kosovës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, kreu i Qeverisë së vendit porositi qytetarët të kenë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se me qëllim që nata e Vitit të Ri të kalojë e qetë, kanë angazhuar edhe njësi policore shtesë.

Ai madje foli edhe për mbledhjen që kanë mbajtur sot si institucion i sigurisë ku u diskutua edhe për grabitjet e fundit që po ndodhin në vende të ndryshme.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj gjatë ditës së fundit të vitit 2018 ka vizituar edhe zjarrfikësit, Klinikën e Gjinekologjisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës./KosovaPress/


Flash Lajme