Andaj për shkak të mbrojtjes që kjo kafshë gëzon nga ligji, personi përgjegjës mund të dënohet.

LEXO EDHE:Kafsha e vrarë në Ferizaj nuk është rrëqebull, Policia gaboi.

“Për shkak të interesimit të madh të publikut dhe pyetjeve të shumta që sot pranuam nga qytetar të shumtë lidhur me lajmin e vrasjes së Rrëqebullit në komunën e Ferizajt ju sqarojmë që lajmi i bujshëm mbi vrasjen e Rreqebullit nuk është i vërtetë.

Pra është vrarë një mace e egër e jo Rrëqebull. Poashtu edhe macja e egër është e mbrojtur me ligjet e Republikës së Kosovës, vrasja e saj përbën vepër penale”, thuhet në njoftim, përcjell KosovaPress.

Poashtu në tërë territorin e Republikës së Kosovës deri më tani prezenca e Rrëqebullit duke u bazuar në studime e kërkime intensive përgjatë shumë viteve të organizatës ERA është vërtetuar vetëm në Bjeshkët e Nemuna duke numëruar vetëm dy të tillë.

Rrëqebulli Ballkanik është shtazë e kërcënuar nga zhdukja. Hipotetikisht mendohet që në natyrë në planetin tonë të jenë 35 deri në 40 tillë. /KosovaPress/


Flash Lajme