Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se fotografitë, famujt dhe mbishkrimet, janë vendosur mbrëmë gjatë natës nga njerëzit e Millan Radojiçiqit, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Edhe në kohën kur po raportojmë vërehen njerëz të caktuar të cilët po vendosin flamuj nëpër pjesë të ndryshme dhe rrugica të veriut të Mitrovicës.

Mësohet se përmes këtyre fotografive, flamujve dhe mbishkrimeve, pikërisht në ditën e vizitës së Putinit në Serbi, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh për raporte vëllazërore me Rusinë. /KosovaPress/


Flash Lajme