Haliti ngushëllon familjen Daci

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur ngushëllimet familjes Daci, me rastin e vdekjës së Arian Dacit, të birit të ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

“ E nderuara familja Daci dhe i nderuari Akademik Nexhat Daci, me lejoni që në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë, të ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta juve, gjithë familjës së ngushtë por edhe gjithë miqëve e kolegëve me rastin e humbjës së jetës nga fatkeqësia në Brezovicë të Arian Dacit, zëvendësministër i diasporës” , thuhet ndër tjerash në telegramin e ngushëllimit të Kryetarit Haliti.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype

Postime të lidhura

Flash Lajme